Pas tërmetit shkatërrues që preku 10 provinca turke e po ashtu edhe Sirinë, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga bota që kanë kryer punën e tyre, po kthehet në vendlindje nga Aeroporti i Stambollit.
Përkthyesi i ekipit nga Bosnja dhe Hercegovina i cili kishte ardhur nga zona e tërmetit, përjetoi momente emocionale ndërsa përshkruante punën nën rrënoja dhe eksperiencën në terren.
Shefi boshnjak i kërkim-shpëtimit, Fahrudin Dobraca, ka thënë se ishin të trajnuar për katastrofa dhe se më herët kishin menduar të shkonin në Turqi për t’u trajnuar tutje. Ai tha se ekipi i tij kishte tërhequr 10 njerëz gjallë nga rrënojat dhe 27 të tjerë të vdekur.
“Kemi ardhur me ekip prej 20 personash. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. E dimë këtë dhimbje, këtë katastrofë”.
Duke përshkruar një kujtim të paharrueshëm për të gjatë operacionit të shpëtimit, Dobraca ka thënë: “Gjatë operacionit të shpëtimit në rrënoja, gjetëm trupat e pajetë të nënës, babait dhe fëmijës të përqafuar me njëri-tjetrin në shkallët e ndërtesës. Kjo na preku shumë. Ne e ndjejmë dhimbjen tuaj. Ne jemi vëllezër”.
Edhe
Komandanti që udhëhoqi FSK-në në Turqi: Shpëtuam katër persona nga rrënojat
Ndërkohë, që përkthente, përkthyesi nuk ka mundur t’i mbajë lotët.
-
Zhvillime kyçe pas tërmetit në Turqi dhe Siri
-
Turqia me falënderim të veçantë, publikon videon e shpëtimit të 2-vjeçares nga FSK-ja
-
Vullnetarët nga Shqipëria: Gjetëm babë e bir të përqafuar përjetësisht nën rrënoja në Turqi
-
Tërmeti që bashkoi “armiqtë”, ekipi grek i shpëtimit përcillet nga Stambolli me duartrokitje