Japonia ka përshkruar katër ishujt e kontestuar si "të pushtuar ilegalisht" nga Rusia për herë të parë në dy dekada mes përkeqësimit të marrëdhënieve për shkak të luftës në Ukrainë, raportoi The Guardian të premten.
Ishujt, të cilët Moska i quan Kurils dhe Tokio i quan Territoret Veriore, mbahen nga Rusia por Japonia pretendon se janë të vetët.
Në raportin e saj vjetor diplomatik të publikuar, Ministria e Jashtme japoneze theksoi se “shqetësimi më i madh midis Japonisë dhe Rusisë janë Territoret Veriore”, duke i quajtur ato “territore japoneze mbi të cilat Japonia ka të drejta sovrane, por aktualisht janë të pushtuara ilegalisht nga Rusia”.
“Territoret Veriore janë një grup ishujsh që Japonia ka sovranitet dhe një pjesë integrale e territorit të Japonisë, por aktualisht ato janë të pushtuara ilegalisht nga Rusia”, thuhet saktësisht në raportin e ministrisë.
Japonia nuk i është referuar ishujve si "të pushtuar ilegalisht" që nga viti 2003, sipas transmetuesit publik japonez NHK.
Edhe
Putini viziton ishujt e Paqësorit të pretenduar nga Japonia, ngjall reagimin e Tokios zyrtare
Japonia dhe Rusia për shumë gjatë janë përfshirë në përpjekjet për t’u pajtuar për një traktat pas Luftës së Dytë Botërore, por ministria e Jashtme japoneze ka thënë se kriza në Ukrainë do t’i shtyjë bisedimet me Rusinë.
Muajin e kaluar, Moska tha se do t’i lindte bisedimet për shkak të “pamundësisë” për t’i vazhduar diskutimet pasi Tokio po “përpiqej t’i shkaktonte dëm interesit të shtetit tonë”.