Botë

Japonia ngre avionët luftarakë pasi ata rus fluturuan afër hapësirës ajrore të saj

japonia

Japonia ka ngritur avionë luftarakë për të monitoruar avionët luftarakë rusë me kapacitet bërthamor, të cilët fluturuan mbi ujërat ndërkombëtare pranë kufijve të hapësirës ajrore japoneze, përgjatë bregdetit të saj perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, tha se forcat ajrore japoneze reaguan pasi bombardues rusë iu afruan Detit të Japonisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dy bombardues Tu-95, të shoqëruar nga dy avionë luftarakë Su-35, fillimisht fluturuan drejt Ishullit Sado, përpara se të ktheheshin në drejtim të veriut. Ministria publikoi gjithashtu një hartë që tregonte rrugën e fluturimit të avionëve rusë mbi Detin e Japonisë.

“Rusia po zhvillon operacione ushtarake aktive çdo ditë rreth vendit tonë, edhe pse vazhdon pushtimin e Ukrainës — ky është realiteti,” shkroi Koizumi në platformën X.

Bombarduesi Tu-95 është një avion strategjik me kapacitet për armë bërthamore, ndërsa Su-35 është një avion luftarak shumëfunksional që është përdorur gjithashtu nga Moska në luftën e saj në Ukrainë.