Japonia ia revokoi të mërkurën statusin tregtar si "kombi më i favorizuar" Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, ndërsa Tokio shtoi sanksionet pas zbulimeve të mizorive nga ushtria ruse kundër civilëve ukrainas, raportoi AP-ja.
Heqja e statusit tregtar të Rusisë është lëvizja më e fundit e Japonisë kundër Moskës zyrtare dhe ishte pjesë e një liste sanksionesh të cilat u deklaruan nga kryeministri Fumio Kishida muajin e kaluar që përfshiu edhe vendimin për dëbimin e tetë diplomatëve rusë.
Revokimi i statusit tregtar nga Parlamenti i Japonisë, kombinuar me sanksionet e tjera të ndërmarra nga shtetet e tjera, pritet të rrisin presionin mbi Rusinë, por lëvizja po ashtu mund të nxisë hakmarrje nga Moska.
Revokimi i statusit tregtar zbatohet për të gjitha tarifat në importet e Rusisë, duke i lejuar Tokios të vë taksa më të larta për ato produkte.
Japonia tashmë është përballur me kundërmasë nga Rusia. Moska deklaroi suspendimin e bisedimeve në traktatin e paqes me Tokion për ishujt kontestues, Kuril, që mbahen nga Rusia. Këta ishuj ish-Bashkimi Sovjetik i kishte marrë nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore.
-
Japonia i jep edhe një goditje Rusisë për veturat e përdorura
-
Japonia akuzon Rusinë se ia maltretoi diplomatin
-
Japonia ndalon eksportimin e mjeteve për armë kimike në Rusi
-
Japonia zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, përfshin edhe kryeministrin
-
Për herë të parë në dy dekada, Japonia thotë se Rusia ia ka “pushtuar ilegalisht” ishujt