Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia ndalon eksportimin e mjeteve për armë kimike në Rusi

Japonia ka marrë vendim të ndalojë eksportimin e mallrave në Rusi që lidhen me armët kimike, raportoi BBC-ja të hënën. Ky vendim, sipas kryesekretarit japonez, Hirokazu Matsuno, u mor si pjesë e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit mbi Ukrainë.

Japonia vendosi sanksione edhe ndaj 21 organizatave ruse, përfshirë edhe laboratorëve shkencorë.

Pos kësaj, Matsuno deklaroi se Japonia është “thellësisht e shqetësuar për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia”.

“Si i vetmi vend në botë që ka pësuar një sulm bërthamor, ne kërkojmë me forcë që kërcënimi ose përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia të mos ndodhë kurrë”, shtoi përfaqësuesi i qeverisë japoneze.

thirrjes për mobilizim të ri, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se nuk po bën blof kur po përmend se mund të përdorë armë bërthamore për ta mbrojtur shtetin rus.

Edhe Putini kërcënon sërish me armë bërthamore Botë Putini kërcënon sërish me armë bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur ndonjë sulmi eventual të Rusisë me armë bërthamore.

Sulmi i parë dhe i vetëm bërthamor në botë është kryer në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë, më 6 dhe 9 gusht 1945. Pasojat ishin shkatërruese, duke lënë qindra mijëra viktima e shumë të plagosur.