Japonia ka bërë rinumërimin e ishujve të saj dhe ka zbuluar se ka 7,000 më shumë se që kishte menduar.
Harta digjitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) ka gjetur se ka 14,125 ishuj në territorin japonez, më shumë se dyfishi i të dhënave prej 6,852 që kanë qenë në përdorim nga viti 1987, shkroi CNN.
Por, GSI-ja ka thënë se të dhënat e reja reflektojnë avancimet në teknologji, por se nuk ndryshon hapësirën e përgjithshme të tokës në zotërim të Japonisë.
Regjistrat e rinj nuk përfshijnë asnjë tokë të rimarrë artificialisht.
Ishujt që rrethojnë Japoninë kanë qenë në zemër të disa mosmarrëveshjeve territoriale. Japonia paraqet pretendime për ishujt Kuril që mbahen nga Rusia, të cilët Tokio i quan Territoret Veriore, mosmarrëveshje që daton në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur trupat sovjetike i morën nga Japonia.
-
Për herë të parë në dy dekada, Japonia thotë se Rusia ia ka “pushtuar ilegalisht” ishujt
-
Putini viziton ishujt e Paqësorit të pretenduar nga Japonia, ngjall reagimin e Tokios zyrtare
-
Japonia goditet nga një tërmet pej 7,2 ballësh
-
Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç
-
Japonia shënon numrin më të ulët të lindjeve në mbi një shekull