Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka dështuar në përpjekjen e 13-të për t'u zgjedhur kryetar, duke krijuar një paralizë të qeverisë amerikane që nuk është parë që nga epoka e para Luftës Civile.
Mirëpo, në votimin e 13-të ka shenja pozitive. 15 republikanë ndryshuan mendim dhe votuan për McCarthyn, i cili mori një votë më shumë se rundi paraprak - 214. Është katër vota larg zgjedhjes si kreu i Dhomës së Përfaqësuesve. Kongresmenët që votuan pro tij janë besimplotë se do të arrihet numri prej 218 votave ditëve në vijim.
McCarthy në votimin e 12-të mori 213 vota.
Republikanët morën përsipër Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, por ngërçi e ka lënë dhomën të paaftë për të betuar anëtarët ose për të miratuar projektligjet.
Që nga viti 1860, kur unioni i Shteteve të Bashkuara po vihej në pikëpyetje për çështjen e skllavërisë, dhoma e ulët e Kongresit nuk ka votuar kaq shumë herë për të zgjedhur një kryetar. Në atë kohë duheshin 44 raunde votimi.
-
Kongresi dështon ta votojë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve edhe pas 11 rundesh
-
Kongresi amerikan në krizë
-
Kaos në Kongresin Amerikan: Republikanët nuk arritën të zgjidhnin një kryetar në tri votime radhazi
-
Jim Jordan dështon të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve edhe për herë të tretë
-
SHBA-ja ende mbetet pa kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve