Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ende mbetet pa kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Republikani Jim Jordan nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, raporton “BBC”.

Jim Jordan, të martën arriti të mblidhte vetëm 200 vota. Madje për Jim Jordan nuk votuan 20 nga kolegët republikanë të tij. Shtatë prej republikanëve votuan për udhëheqësin e shumicës në Dhomë, Steve Scalise, gjashtë për Kevin McCarthy dhe tre për ish-deputetin Lee Zeldin.

Është bërë e ditur se Jim Jordan është duke u munduar që të sigurojë votat nga kolegët që nuk votuan për të, por disa nga ta kanë refuzuar ta përkrahin.

Ndërkohë, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për udhëheqësin e pakicës së Dhomës, Hakeem Jeffries, i cili mori më shumë vota se Jordan për kryetar, 212 me 200. Jordani ka planifikuar një tjetër votim për kryetar të mërkurën.

Niveli i kundërshtimit të republikanëve ndaj Jim Jordan gjatë votimit të së martës - i mbajtur saktësisht dy javë pasi Dhoma votoi për ta larguar Kevin McCarthy nga posti i kryetarit - ishte një zhgënjim për aleatët e Jordanit.