Për herë të tretë këtë javë, Jim Jordan nuk ka arritur të fitojë shumicën e nevojshme për t'u zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, pasi numër në rritje të kolegëve të tij republikanë refuzuan të mbështesin kandidaturën, shkruan The Guardian.
25 ligjvënës republikanë votuan për dikë tjetër. Pjesa tjetër, 194, votuan për Jordanin, ndërsa të 210 demokratët mbështetën liderin e pakicës Hakeem Jeffries.
Kundërshtarët e Jordanit janë rritur në numër me çdo zgjedhje. Në votimin e dytë të mbajtur të mërkurën, kundër tij votuan 22 republikanë, ndërsa të martën 20 e kundërshtuan.
Dhoma e Përfaqësuesve është pa kryetar që kur Kevin McCarthy u votua të largohej nga posti rreth dy javë më parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Republikani Jim Jordan nuk merr përkrahjen e nevojshme për kryetar
-
SHBA-ja ende mbetet pa kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
-
Ligjëvënësja amerikane thotë se u kërcënua me vdekje pasi votoi kundër Jim Jordanit
-
Për herë të 13-të, Kongresi amerikan dështon në zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve
-
Kongresi dështon ta votojë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve edhe pas 11 rundesh