Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ligjëvënësja amerikane thotë se u kërcënua me vdekje pasi votoi kundër Jim Jordanit

Ligjvënësja amerikane, Mariannette Miller-Meeks, ka bërë të ditur se është kërcënuar me vdekje, pasi votoi kundër republikanit Jim Jordan, për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, raporton agjencia “Reuters”.

Jim Jordan, kandidat për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, ka rezultuar i pasuksesshëm në sigurimin e 217 votave të kolegëve të tij republikanë, për t’u zgjedhur kryetar i Dhomës së Parfaqësuesve, në dy ciklet e votimit të martën e të mërkurën.

Të enjten pritet të bëhet një votim i tretë për ta zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve.