Një dramë politike që nuk është parë në Kongres për gati një shekull ndodhi me udhëheqësin republikan Kevin McCarthy i cili dështoi vazhdimisht në përpjekjen e tij për t'u zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.
Dhoma mbeti pa një kryetar, pavarësisht votimeve, për herë të parë që nga viti 1923.
Fillimi i punës së Kongresit të ri supozohej të ishte një fitore për Partinë Republikane, e cila mori kontrollin e dhomës së ulët pas zgjedhjeve të nëntorit.
Në vend të kësaj, McCarthy u përball me një rebelim brenda radhëve të partisë ku bën pjesë.
Kongresmeni nga Kalifornia deri më tani ka humbur tri votime radhazi për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve dhe është e paqartë se cila mund të jetë rruga e tij drejt fitores në rivotimin e planifikuar për të mërkurën e ardhshme.
Sipas rregullave, deputetët duhet të vazhdojnë të votojnë derisa njëri prej kandidatëve të fitojë shumicën e votave.
Edhe
Për herë të 13-të, Kongresi amerikan dështon në zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve
Shumica prej 222-anëtarësh janë republikanë. I japin ndikim grupit të vijës së ashpër që duan një ndryshim rregulli që do të lejonte kontroll më të fortë mbi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, por megjithatë, McCarthy nuk ka arritur të marrë 218 votat e nevojshme për kreun e Dhomës gjatë tre seancave dëgjimore radhazi.
Përfaqësuesi i Kalifornisë ka thënë se është thirrur edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili i ka ofruar mbështetjen e tij. Votimi po pengon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të marrë me shpejtësi mbikëqyrjen e hetimeve të Shtëpisë së Bardhë, si dhe prioritetet legjislative që përfshijnë ekonominë, pavarësinë energjetike të SHBA-së dhe sigurinë kufitare.