Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, është votuar për t’u larguar nga posti pas betejës së ashpër me bashkëpartiakët e tij ekstremë të martën, duke u bërë kështu kryetari i parë i Kongresit në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lirohet nga pozita.
216-210 me vota, i detyruar të largohet nga një grumbull i konservatorëve ekstremë, kthen Dhomën e Përfaqësuesve dhe lidershipin republikan në kaos.
Pas largimit nga pozita, McCarthy ka thënë se nuk do të garojë për postin e kryetarit.
“Besoj se mund të vazhdoj të luftoj, ndoshta në një mënyrë tjetër. Nuk do të garoj për kryetar përsëri. Do të mbaj konferencën për zgjedhjen e dikujt tjetër”, ka thënë kryetari i shkarkuar, Kevin McCarthy.
Rivali kryesor i McCarthyt, kongresisti Matt Gaetz nga Florida, nisi mocionin për largimin nga pozita, që tërhoqi pas vetes kritikë të shumtë të kryetarit dhe shumë demokratë që vlerësuan se ai nuk ishte i denjë për këtë pozitë.
Edhe
Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi
“Është në të mirën e këtij shteti që të kemi kryetar më të mirë sesa Kevin McCarthy. Ai nuk mund ta mbante fjalën. Bëri marrëveshje në muajin janar për mënyrën e punës së Washingtonit dhe shkeli këtë marrëveshje. Kemi 33 trilionë dollarë borxhe. Po përballemi me deficit vjetor prej 2.2 trilionë dollarëve”, është shprehur kongresisti republikan, Matt Gaetz.
Hapi tjetër është i paqartë, por nuk ka as pasardhës të dukshëm që do t’i printe shumicës në Kongres.
Marrëdhëniet mes McCarthyt dhe kolegut të tij republikan, Matt Gaetz, ishin përkeqësuar kur kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve shtyu mbylljen e Qeverisë me ndihmën e demokratëve që u pajtuan për financimin shtesë të agjencive qeveritare.
Me qëllim që ta merrte postin e kryetarit, McCarthy ishte pajtuar për ndryshimin e rregullores që ia mundëson secilit kongresist të nisë mocionin për shkarkimin e tij.
Edhe
McCarthy shkarkohet nga pozita e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve
Sipas rregulloreve të Dhomës, kryetarit i kërkohet që të mbajë listën e individëve që do të mund të shërbenin si zëvendësues të përkohshëm të tij nëse ai liron pozitën.
Sipas rregullores, pas shkarkimit të McCarthyt, lista do të bëhej publike dhe personi në krye të listës do të emërohej kryetar i përkohshëm deri në organizimin e zgjedhjeve për liderin e ri të partisë shumicë në Kongres.