Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në betejë me partinë

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy është duke luftuar për karrierën e tij politike pasi republikani i krahut të djathtë përdori mocionin për shkarkimin e tij.

McCarthy ka thënë se është i gatshëm për procesin që pritet të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme.

Marrëdhëniet mes McCarthyt dhe kolegut të tij republikan, Matt Gaetz (Gets), janë përkeqësuar kur kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi ligjin me ndihmën e demokratëve për financimin e agjencive qeveritare.

Asnjë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve nuk është shkarkuar duke u përdorur mocioni i njohur për lirimin e pozitës.

Republikani rebel tani ka dy ditë kohë për ta hedhur në votim mocionin.

Edhe Republikanët ekstremë kthejnë kaosin në Kongres Botë Republikanët ekstremë kthejnë kaosin në Kongres

Do të duhen shumica e thjeshtë për largimin e kryetarit ose 218 vota.

Republikanë kontrollojnë Dhomën, mirëpo vetëm disa republikanë me qëndrime më ekstreme janë shprehur të gatshëm të votojnë për largimin e McCarthyt.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është i dyti në linjë për postin e presidentit pas zëvendëspresidentit.

Marrëveshja e arritur të shtunën ka shmangur mbylljen e qeverisë, por në buxhet nuk janë përfshirë 6 miliardë dollarë fonde për Ukrainën, për shkak se republikani Gaetz dhe ultrakonservatorët e tjerë kanë insistuar se SHBA-ja e ka tepruar me shpenzime për luftën e Ukrainës me Rusinë.

Edhe McCarthy shkarkohet nga pozita e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve Botë McCarthy shkarkohet nga pozita e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve

Gaetz që prej muajit janar ka kërcënuar me shkarkimin e McCarthyt kur i priu kryengritësve të partisë që kundërshtuan përpjekjet e tij për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Me qëllim që ta merrte postin e kryetarit, McCarthy ishte pajtuar për ndryshimin e rregullores që ia mundëson secilit kongresist të nisë mocionin për shkarkimin e tij.