Ish-udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy, ka thënë se do të pensionohet nga Kongresi, në fund të dhjetorit.
McCarthy, 58-vjeçar, e ka bërë këtë njoftim të mërkurën, për të përditshmen amerikane Wall Street Journal.
Ai ka thënë se ka vendosur “të largohet prej Dhomës së Përfaqësuesve në fund të vitit, për t’i shërbyer Amerikës në mënyra tjera”.
McCarthy, republikan, është rrëzuar nga pozita e udhëheqësit të kësaj dhome të Kongresit në tetor, në revoltë e sipër të disa anëtarëve të partisë së tij.
Edhe zgjedhja e tij në atë pozitë në janar të këtij viti është zhvilluar me tensione, pasi janë zhvilluar 15 runde votimi, para se të fitonte mbështetjen e duhur.
Vendimi i tij për t’u larguar, sjell fundin e një karriere 16-vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve.
-
Nancy Pelosi njofton pensionimin pas katër dekadash në Kongresin amerikan
-
Patrick Dempsey zbulon se e kishte menduar kandidimin për Senatin amerikan
-
Hegseth largon nga detyra shefin e Shtabit të Ushtrisë amerikane
-
Mayweather do të boksojë sërish
-
Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit