Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, është tërhequr nga gara për president më 2024.
Ai njoftoi për lajmin të shtunën në mbrëmje në Las Vegas.
“Gjithmonë e kemi ditur se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam pishman”, ka cituar agjencia “Associated Press” të ketë thënë Pence.
64-vjeçari nuk ishte favorit në garë. Ai humbi mbështetjen e shumë votuesve republikanë kur ndau publikisht rrugët me ish-presidentin Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të 2021-s në Capitol.
Artikuj të ngjashëm
-
Pence me kritika kundër Trumpit konfirmon kandidaturën për president
-
Ish-zëvendëspresidenti Pence i futet garës për president të SHBA-së
-
Trumpi thotë se nuk do të kandidojë për zv.president në 2028-n
-
Trumpi thotë se nuk do të kandidojë më nëse i humb zgjedhjet
-
Bideni shpjegon pse u tërhoq nga gara për president