Kongresmenja amerikane, Nancy Pelosi, ka thënë se do të japë dorëheqjen në fund të mandatit të saj në janar 2027.
Pelosi ka njoftuar largimin e saj në një videomesazh, pas gati katër dekadash angazhimi në Dhomën e Përfaqësuesve, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shënon gjithashtu fundin e një karriere të pasur politike: Pelosi, 85 vjeç, shërbeu si Kryetarja e parë grua e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në vitin 2023.
Demokratja e San Franciskos konsiderohej gjithashtu si operatorja e përsosur politike.
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në detyrimin e presidentit, Joe Biden, të tërhiqejnga gara për president, gjatë kohës kur vihej në pyetje mprehtësia e tij mendore, e që kjo çoi në kandidaturën e pafat të Kamala Harrisit.