Pentagoni do të vendosë deri në 1,500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit jugor në ditët në vijim, kanë thënë zyrtarët amerikanë të mërkurën, duke vënë kështu në lëvizje planet e presidentit amerikan, Donald Trump të paraqitura në urdhrat ekzekutivë për të goditur emigracionin, pak pasi ai mori detyrën, më 20 janar.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Robert Salesses, pritet të firmosë të mërkurën urdhrat e vendosjes, por nuk është ende e qartë se cilat trupa ose njësi do të shkojnë, dhe totali mund të ndryshojë, raporton AP.
Mbetet për t'u parë nëse ata do të përfundojnë duke ofruar zbatimin e ligjit, gjë që do t'i vendoste trupat amerikane në një rol të ri dramatik, që nuk është bërë për një kohë të gjatë.
Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti sepse njoftimi ende nuk është bërë zyrtarisht.
Forcat pritet të përdoren për të mbështetur agjentët e patrullës kufitare, me logjistikën, transportin dhe ndërtimin e barrierave.
-
Deri në 10,000 trupa amerikane pritet të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë
-
SHBA-ja vendos trupa shtesë në kufirin me Meksikën
-
Trumpi njofton se SHBA-ja do të dërgojë 5 mijë trupa në Poloni
-
Zyrtari më i lartë i NATO-s nuk pret tërheqje shtesë të trupave amerikane nga Evropa
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?