Pekini ka mbyllur disa linja të autobusëve dhe metrove të mërkurën si masë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 dhe për ta parandaluar fatin e Shanghait ku miliona banorë janë në bllokim për më shumë se një muaj, shkruan Reuters.
Beteja e pakompromis e Kinës kundër koronavirusit cili besohet se ka nisur në qytetin e Wuhanit në vitin 2019, është duke dëmtuar rritjen e ekonomisë dhe duke prishur investimet ndërkombëtare atje, sipas të dhënave të fundit të prezantuara.
Qyteti i Zhengzhout, shtëpia e 12.6 milionë njerëzve ka njoftuar se do të punohet nga shtëpia.
Kryeqyteti ka mbyllur më shumë se 60 stacione të trenit dhe 158 linja të autobusit.
Për shkak të rasteve, Kina po tenton që ta shmangë bllokimin e plotë, ashtu siç e bëri Shanghai.
-
Pekini po mbyll parqet e muzetë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19
-
Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19
-
Shangai do të hyjë në izolim për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19
-
Kina ndërmerr testime masive në Wuhan pas përhapjes së COVID-it
-
Pas protestave masive, Kina paralajmëron lehtësime në politikën kundër COVID-19