Dy ish-pronarë të parqeve me lojëra, kryesisht me trampolina në Chester të Britanisë, mund të burgosen pasi kanë marrë ankesa nga 11 persona lidhur me sigurinë e të cilët deklarojnë se e kanë thyer kurrizin aty, raporton Daily Mail.
Tre persona raportojnë të kenë thyer kurrizin në të njëjtën ditë duke kërcyer nga një lartësi e madhe mbi katrorët prej sfungjeri, në vitin 2017. Kjo gjë ka nxitur shqetësim mbi sigurinë në hapësirat e tilla.
Numri i të lënduarve shënonte rritje në baza ditore, gjë që bëri mjekët e spitalit lokal të ankoheshin se ishin duke u përballur me presion të panevojshëm, si rezultat i këtij parku, për shkak të numrit të madh të pacientëve.
Vizitorët të cilët kanë mbetur të traumatizuar dhe me pasoja për tërë jetën, e kanë mirëpritur lajmin se pronarët mund të shkojnë në burg pasi që qendrat që ata zotëronin nuk ishin të sigurta për t’u frekuentuar.

Ish-pronarët, David Shuttleworth dhe Matthew Melling, të dy nga 33 vjeç, u deklaruan fajtorë (pranuan fajësinë) për shkelje të rregullave të shëndetit dhe sigurisë kur u paraqitën në gjykatën e “Chester Crown” muajin e kaluar.
Edhe
Mijëra shtëpi bosh, mijëra njerëz pa strehë
Një nga personat që pësoi thyerje të shtyllës kurrizore derisa po hidhej nga një prej pajisjeve të njohura si “Tower Jump” ishte Liza Jones, 26-vjeçare, nga Wrexham.
Ajo u la në dhimbjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë pasi kërceu nga një platformë 3.9 metra e lartë në një gropë me sfungjerë 12,100 metra katrorë në muajin shkurt të vitit 2017. E njëjta më vonë filloi procedurat ligjore.
“Jam e kënaqur që janë përballur me ligjin sepse mund të më kishin lënë të paralizuar”, ka thënë ajo për Daily Mail.
Ajo tha se pavarësisht që kishte ndjekur rregullat dhe instruksionet se si të vepronte ajo përfundoi sërish e lënduar.
“Firmat që i drejtojnë ato lojëra duhet të mësojnë nga kjo dhe të sigurojnë se kanë në rend të parë shëndetin dhe sigurinë e duhur”, ka thënë Liza.
Edhe
Pse maskat te lojtarët po bëhen më të shpeshta?
George Magraw ishte 21 vjeç kur po ashtu theu shtyllën kurrizore në parkun me trampolina “Flip Out”.
Michelle Conway gjithashtu u lëndua duke pasur nevojë për qepje pasi buza e saj e sipërme iu shqye në aksidentin në qendrën “Flip Out” në Chester.
“Flip Out” ishte përshkruar në atë kohë nga pronarët Shuttleworth dhe Melling si më e madhja e këtij lloji në botë.
Kompania u shpërbë vitin e kaluar dhe tani ka pronarë të tjerë.
Numri i qendrave të brendshme me trampolina raportohet se është në rënie.
Edhe
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim
Megjithatë avokatët e të dëmtuarve thonë se janë vërshuar nga thirrjet e njerëzve që janë lënduar, ndonjëherë me shpinë të thyer dhe fraktura që ua kanë ndryshuar jetën.
“Incidentet lidhen me një pjesë të posaçme pajisjesh që u hoqën menjëherë. Sistemet dhe procedurat tona kanë evoluar ndjeshëm që atëherë”, ka thënë një zëdhënës i qendrës “Flip Out”. Që ka 30 qendra në Britani.
