14 persona janë lënduar, dy prej të cilëve rëndë, pasi një pemë ra një “roller coaster” për fëmijë, në një park lojërash në Kataloni të dielën, ka raportuar CNN.
Rrëzimi i pemës ishte shkaktuar nga erërat e forta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i emergjencës ka trajtuar 14 të lënduarit, dy prej të cilëve u dërguan në spital për shkak të lëndimeve. Tre te tjerë u trajtuan gjithashtu në spital.
Nuk janë dhënë informacione për moshën e të lënduarve.
"Këtë mëngjes të dielën, për shkak të erërave të forta, u shkaktua një incident nga një pemë që ra pranë ‘roller coaster’”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga parku i lojërave.
"Disa nga degët e pemës kanë goditur vizitorët," kanë shtuar ata.
Parku “Port Aventura World” është parku më i vizituar në Spanjë.