Përqindja e papunësisë në zonën euro regjistroi në nivel të qëndrueshëm në muajin mars në 9,5 për qind, niveli më i ulët i regjistruar që prej muajit prill 2009, njoftoi dje Zyra evropiane e Statistikave, Eurostat.
Kjo shifër, e ngjashme me atë të muajit shkurt, është më pak se ajo e llogaritur nga punonjësit e shërbimeve financiare “Factset”, që kishin parashikuar një rënie të lehtë prej 9,4 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes 19 shteteve anëtare të zonës euro, ekzistojnë dallime të ndjeshme, përqindja më e ulët e papunësisë në muajin mars 2017 u regjistrua në Gjermani me 3,9 për qind si dhe në Maltë me 4,1 për qind.
Përqindja më e lartë e papunësisë u regjistrua në Greqi me 23, 5 për qind në janar 2017 dhe në Spanjë me 18,2 për qind.