Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papunësia në Eurozonë në nivelin më të ulët që prej dhjetorit 2008

Bruksel, 1 mars – Norma e papunësisë në zonën euro ka vijuar të jetë e qëndrueshme në muajin janar me 8,6%, në të njëjtin nivel si në muajin dhjetor (të dhëna të rishikuara) dhe në nivelin më të ulët që prej dhjetorit të vitit 2008, njoftoi sot zyra europiane e statistikave ‘’Eurostat’’.

Këto të dhëna përputhen me pritshmëritë e ekspertëve të intervistuar nga ofruesi i shërbimeve financiare ‘’Factset’’.

Papunësia në zonën euro nuk po resht së shënuari rënie që prej nivelit të regjistruar në shtatorin e vitit 2016 nën pragun simbolik të 10,0%.

Në momentin më të vështirë të krizës së borxhit, papunësia regjistroi nivelin rekord me 12,1% në muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2013 në zonën euro.

Prej asaj kohe, situata ekonomike ka shënuar një përmirësim të ngadaltë, por papunësia mbetet ende shumë më se e lartë se norma mesatare përpara krizës financiare të 2007-2008, që ishte 7,5%.

Edhe Papunësia në Eurozonë bie në nivel rekord Botë Papunësia në Eurozonë bie në nivel rekord

Pavarësisht një rënieje të vazhdueshme, pabarazitë mbeten të konsiderueshme në mesin e 19 shteteve që kanë miratuar monedhën e përbashkët.

Niveli më i ulët i papunësisë në muajin janar është regjistruar gjithashtu në Gjermani (3,6%) dhe në Maltë (3,5%). Ndërsa niveli më i lartë u regjistrua në Greqi (20,9% në nëntor 2017, të dhënat e fundit në dispozicion) dhe në Spanjë (16,3%)./ /v.b/ a.jor.