Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkalla e papunësisë në BE më e ulëta që nga viti 2000

Shkalla e papunësisë në bllokun prej 28 anëtarësh në nëntor ishte 6.3 për qind dhe është e qëndrueshme në krahasim me një muaj më parë, njofton Eurostat

Papunësia në Bashkimin Evropian (BE) ishte 6,3 për qind në nëntor duke mbetur në nivelin më të ulët që nga janari i vitit 2000, njoftoi sot Zyra Statistikore e bllokut.

Shifra ishte e qëndrueshme në krahasim me një muaj më parë dhe ra nga 6,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

"Shkalla e papunësisë me rregullim sezonal në zonën e euros ishte 7,5 për qind në nëntor 2019 dhe ishte e qëndrueshme në krahasim me tetorin 2019 duke u ulur nga 7,9 për qind në nëntor 2018", tha zyra e statistikave.

Eurozona përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme, euro, ndërsa BE28 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Edhe Papunësia në Eurozonë bie në nivel rekord Botë Papunësia në Eurozonë bie në nivel rekord

Sipas vlerësimeve 15.6 milionë njerëz në bllokun 28-anëtarësh, përfshirë 12.3 milionë në Zonën e euros, ishin të papunë në këtë muaj.

Numri i personave të papunë në bllokun 28-anëtarësh u rrit për 34 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ndërsa ra për 624 mijë në bazë vjetore.

Eurostat tha se nivelet më të ulëta të papunësisë në nëntor 2019 janë regjistruar në Çeki me 2,2 për qind dhe Gjermani me 3,1 për qind.

Shifrat më të larta janë shënuar në Greqi, me 16,8 për qind në shtator 2019, si dhe në Spanjë me 14,1 për qind.

Edhe BE e mbyll vitin 2018 me shkallë të papunësisë 6,6 për qind Botë BE e mbyll vitin 2018 me shkallë të papunësisë 6,6 për qind

Të dhënat treguan se shkalla e papunësisë së të rinjve në bllokun 28-anëtarësh ishte 14,3 për qind.

"3.2 milionë të rinj (nën 25 vjeç) ishin të papunë në bllokun 28-anëtarësh, prej të cilëve 2.3 milionë ishin në Zonën e euros", thotë Eurostat.