Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku në Hungari me mesazhe politike

Papa Françesku është pritur në Pallatin Sandor në Budapest nga presidentja Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban. Papa ka nisur vizitën treditore në Hungari për të shfaqur vizionin e tij për Evropën në kohën e luftës së Rusisë në Ukrainë, krizën e refugjatëve dhe marrëdhënieve të tensionuara mes Hungarisë dhe Bashkimit Evropian. Është shumë i njohur qëndrimi i ashpër i Orbanit kundër migracionit, shkruan AP. 

Në vitin 2016, Hungaria vendosi telat me gjemba në kufirin me Serbinë me qëllim që të ndalte hyrjen e refugjatëve që vinin nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Mirëpo Papa Françesku ka shprehur mirënjohjen për mirëpritjen e refugjatëve ukrainas në Hungari.

Zyrtarët hungarezë kanë thënë se pelegrinazhi i Papës do të jetë kryesisht për komunitetin katolik në Hungari. Mirëpo me luftën në kufi të Hungarisë dhe problemet e tjera, mesazhet e Papa Françeskut do të kenë tone të fuqishme politike.