Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku falënderon hungarezët për pritjen e ukrainasve

Papa Françesku ka falënderuar hungarezët për mirëpritjen e refugjatëve ukrainas dhe u ka bërë thirrje që t’u ndihmojnë atyre në nevojë. Ai ka lutur për kulturë bamirëse në shtetin në të cilin kryeministri Viktor Orban i ka arsyetuar politikat kundër refugjatëve me frikën se migrimi kërcënon kulturën e krishterë të Evropës. Në ditën e tij të dytë në Budapest, Papa është takuar me refugjatët ukrainas, shkruan AP.

Qeveria nacionaliste e Hungarisë ka ashpërsuar ligjet kundër refugjatëve dhe ka refuzuar të pranojë qindra azilkërkues që kanë hyrë në këtë shtet nga kufiri jugor, duke vazhduar mosmarrëveshjet me Bashkimin Evropian.

Organi ka thënë se migrimi kërcënon kulturën e krishterë dhe ka nisur disa fushata se refugjatët kërcënojnë hungarezët. Hungaria vazhdimisht ka dëbuar azilkërkuesit nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Por ka hapur dyert për 2.5 milionë refugjatë ukrainas që kanë ikur shkaku i luftës ruse.

Artikuj të ngjashëm