Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku: Lufta nuk shkatërron vetëm të tashmen por edhe të ardhmen

Papa Françesku ka bërë thirrje sërish që të ndalojnë luftimet në Ukrainë. Ai në fjalimin e tij në Sheshin Shën Pjetri të dielën, ka thënë se “lufta e tmerrshme dhe e pakuptimtë është humbje për të gjithë”, raporton agjencia AP.

Ai ka thënë se prindërit po duhet të varrosin fëmijët e tyre, ndërsa “të fuqishmit vendosin e të varfrit vdesin”.

Duke iu referuar raportimeve se gati gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë zhvendosur si pasojë e agresionit rusi, ai Papa tha: “Lufta nuk shkatërron vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen”.