Papa Françesku ka shënuar përvjetorin e luftës “absurde dhe mizore” në Ukrainë duke apeluar për armëpushim dhe duke paralajmëruar se Rusia nuk do të arrijë kurrë një “fitore të vërtetë” të ndërtuar mbi rrënoja.
Gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore, Françesku ka thënë se: “Ne mbetemi pranë njerëzve martirë të Ukrainës që vazhdojnë të vuajnë dhe pyesim veten: A është bërë gjithçka për të ndaluar luftën?”.
Ai ka theksuar se numri i viktimave të luftës “flet vetë” për sa u përket të vdekurve, të plagosurve, të pastrehëve dhe shkatërrimit ekonomik dhe social.
“A mundet Zoti të falë kaq shumë krime dhe dhunë?” – pyeti ai.
“U bëj thirrje atyre që janë në krye të vendeve që të angazhohen konkretisht për t’i dhënë fund konfliktit, për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociatat e paqes”.