Papa Françesku ka ripërsëritur thirrjen e tij për paqe në Ukrainë, Palestinë dhe Izrael të dielën, duke u kërkuar njerëzve që të mos dorëzohen në luftë.
“Le të vazhdojmë të lutemi për Ukrainën e torturuar dhe për popullin e Palestinës dhe Izraelit”, ka thënë Papa, duke theksuar se “paqja është e mundur, le të mos dorëzohemi në luftë”.
Papa Françesku e ka quajtur luftën humbje duke theksuar se prej saj përfitojnë vetëm prodhuesit e armëve.
“Të mos harrojmë se lufta është gjithmonë, gjithmonë, humbje”, ka thënë ai.
Papa ka shprehur afërsinë e tij edhe me popullin e Birmanisë, të përfshirë në konfliktin midis grupeve të rezistencës së armatosur dhe qeverisë ushtarake.
Edhe
Papa Françesku i kërkon botës që të "heshtë tingujt e armëve" në fjalimin e Krishtlindjeve
“Unë lutem që ata të mos dekurajohen dhe të besojnë gjithmonë në ndihmën e Zotit”, ka thënë Papa Françesku.
Në përvjetorin e shtatë të Ditës Botërore të të Varfërve, Papa Françesku ka falënderuar gjithashtu ata që nxisin nismat e solidaritetit me të varfrit dhe familjet. Më herët Papa Françesku ka mbajtur një meshë për të varfrit në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe pas lutjes së Engjëllit ka marrë pjesë në një drekë me 1.200 të pastrehë në Vatikan.