Papa Françesku është takuar me presidentin kroat, Zoran Milanoviq, në Vatikan. Ata kanë folur për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Liderët e shteteve kanë diskutuar edhe për situatën e kroatëve në Bosnjë, thuhet në komunikatën e përbashkët. Bosnja, ku jeton një pjesë e madhe e kroatëve etnikë, po kalon nëpër krizë të madhe politike për shkak të nismave konkrete të serbëve të Bosnjës për krijimin e ushtrisë së Republika Srpskas, një prej dy entiteteve politike të ish-republikës jugosllave.
Policia e serbëve të Bosnjës ka kryer së fundmi manovra, duke ngjallur frikën e përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet tri komuniteteve të vendit. Presidenti kroat është takuar në Vatikan edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.
-
Dodiku takohet me Putinin në Moskë
-
Osmani takohet me presidentin kroat Milanoviq, e falënderon për mbështetjen
-
Presidenti kroat e ish-presidenti malazias kritikojnë Perëndimin për ledhatim të Serbisë
-
Osmani në vizitë zyrtare në Kroaci
-
Vuçiq me Dodikun: Do të organizohet një takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe RS-së