Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.
Sipas një njoftimi për media të Presidencës, në fokus të diskutimeve gjatë vizitë së saj, do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut
-
Osmani takohet me presidentin kroat Milanoviq, e falënderon për mbështetjen
-
Osmani në vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat Millanoviq
-
Osmani udhëtoi zyrtarisht për takime në Vatikan dhe Itali