Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar të dielën për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.
Sipas komunikatës dërguar nga Zyra e Presidencës, Osmani do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.
“Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani ia kërkon Papa Leonit njohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Osmani udhëton në Vatikan, do të pritet në takim nga Papa Leoni XIV
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes