Arbëri

Osmani udhëton në Vatikan, do të pritet në takim nga Papa Leoni XIV

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë takim me Papa Leonin XIV.

Osmani do të pritet nga Papa në Pallatin Apostolik, ka njoftuar Zyra e Presidentes.

Pas kësaj vizite, Osmani do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

“Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se ajo do të organizojë një pritje të fundvitit në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.