Papa Leo XIV ka nisur përdorimin e rrjeteve sociale zyrtare të Vatikanit, me një postim në Instagram për herë të parë të martën ku ka përsëritur fjalët e njëjta që i ka thënë kur u zgjodh: “Paqja qoftë me ju të gjithë”.
Postimi përfshin disa nga fotografitë që dokumentojnë ditët e para të tij si papë.
Vatikani ka thënë se do t’i ruajë postimet nga Papa Françesku. Vatikani e nisi faqen zyrtare në rrjete sociale më 2012 gjatë mandatit të Papa Benediktit XVI.
Llogaritë menaxhohen nga zyrtarë të Vatikanit, në emër të papës.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis në Vatikan mesha e inaugurimit të Papa Leonit XIV
-
Papa Leoni bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur
-
Papa Leoni lutet te varri i Françeskut përpara fjalimit të parë të së dielës
-
Papa Leoni XIV e sheh inteligjencën artificiale si sfidë për njerëzimin
-
Papa Leoni XIV në meshën e parë: Kisha duhet të ndriçojë netët e errëta të botës