Botë

Papa Leoni XIV e sheh inteligjencën artificiale si sfidë për njerëzimin

Papa Leoni XIV

Foto: Associated Press

Papa Leoni XIV ka përmendur inteligjencën artificiale si një prej çështjeve kritike me të cilat po përballet njerëzimi dhe ka bërë thirrje për vazhdim të prioriteteve thelbësore të vendosura nga Papa Françesku.

Të shtunën, papa i ri e shpalosi vizionin për papatin që e nisi të enjten.

Në takimin e parë me kardinalët, papa i ri u shpreh se do ta ndjekë rrugën e Papa Leonit XIII që “adresoi pyetjet sociale në kontekstin e revolucionit të madh industrial”.

“Në ditët tona, kisha ua ofron të gjithëve thesarin e mësimeve të saj shoqërore në përgjigje të një revolucioni tjetër industrial dhe zhvillimeve në fushën e inteligjencës artificiale që paraqesin sfida të reja për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe punës”, ka thënë papa i parë amerikan.

Papa i ri do të shfaqet në ballkonin e Bazilikës në Shën Pjetër për herë të dytë të dielën për t’i përshëndetur njerëzit që mblidhen në shesh. Qyteti i Romës pret tubimin e më shumë se 150 mijë njerëzve.