“Gjithë familja është pikëlluar kur ka mësuar për përmasën e plotë të sfidave që kanë pasur gjatë viteve të fundit Harry dhe Meghani”, ka bërë të ditur Pallati Buckingham nëpërmjet një deklarate të lëshuar në emër të mbretëreshës Elizabeth. “Çështjet e ngritura, veçmas ajo për racën, janë shqetësuese. Derisa disa prej zbulimeve mund të ndryshojnë, ato janë duke u marrë shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja në mënyrë private. Harry, Meghani dhe Archi do të jenë anëtarë shumë të dashur të familjes”
Londër, 9 mars (AP) – Mbretëresha Elizabeth ka thënë të martën se monarkia britanike është pikëlluar nga përvojat sfiduese të nipit të saj, princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, dhe ka premtuar se do t’i adresojë privatisht zbulimet e tyre lidhur me vlerësimet raciste rreth të birit të tyre.
Maghan, gjatë intervistës për Oprah Winfreyin të transmetuar të dielën, ka akuzuar familjen mbretërore të Britanisë së Madhe se ka ngritur shqetësime lidhur me ngjyrën e errët të lëkurës që do të mund ta kishte i biri i tyre, Archie, si dhe për anashkalimin e lutjeve të saj për ndihmë në kohën kur po e shqyrtonte mundësinë e vetëvrasjes.
“Gjithë familja është pikëlluar kur ka mësuar për përmasën e plotë të sfidave që kanë pasur gjatë viteve të fundit Harry dhe Meghani”, ka bërë të ditur Pallati Buckingham nëpërmjet një deklarate të lëshuar në emër të mbretëreshës Elizabeth. “Çështjet e ngritura, veçmas ajo për racën, janë shqetësuese. Derisa disa prej zbulimeve mund të ndryshojnë, ato janë duke u marrë shumë seriozisht dhe do të adresohen nga familja në mënyrë private. Harry, Meghani dhe Archi do të jenë anëtarë shumë të dashur të familjes”.
Intervista televizive e Meghanit dhe Harryt që “zbardhi gjithçka” ka përfshirë monarkinë në krizën më të thellë që prej vdekjes së nënës së Harryt, princeshës Diana, në vitin 1997, kur familja, e udhëhequr nga mbretëresha Elizabeth, ishte kritikuar gjithmbarshëm për reagim tepër të vonuar lidhur me ngjarjen.
Edhe
Reagime përplasëse rreth përgjigjes së mbretëreshës mbi akuzat e çiftit
Një burim i afërt me mbretërinë ka bërë të ditur se Pallati po e trajton rastin si çështje familjare dhe se pjesëtarëve të mbretërisë duhet t’u jepet mundësia për t’i diskutuar shqetësimet e ngritura privatisht. Burimi ka shtuar se familjes i është dashur që ta shqyrtojë me kujdes përgjigjen përpara publikimit të saj dhe që gjithashtu t’i jepet mundësia popullit britanik për ta parë së pari intervistën që kanë kërkuar.
Në deklarimin dyorësh, Harry ka thënë gjithashtu se babai i tij, trashëgimtari i fronit, princi Charles, e ka zhgënjyer dhe e ka lënë të mbërthyer në ndjenjën e ngujimit përbrenda jetës së tij mbretërore.
-
Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein
-
Shoqja e ngushtë e mbretëreshë së ndjerë Elizabeth kritikon Meghan Markelin
-
Largimi nga familja mbretërore – Princi Harry rrëfen për tensionet me vëllain e tij
-
Oborrtarët kërkojnë që Harry dhe Meghan të heqin dorë nga titujt mbretërorë