Pikëllimi i thellë, i shprehur nga mbretëresha britanike Elizabeth lidhur me akuzat e adresuara nga nipi i saj, princi Harry, dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, rreth racizmit, është pritur të mërkurën me reagime të shumta.
Një ekspert i çështjeve mbretërore e ka cilësuar përgjigjen e Pallatit Buckingham si “dinjitoze” dhe “të shkathtë”.
Teksa, komentues të shumtë nëpër rrjete sociale, përfshirë përfaqësues të politikës dhe showbizit, e kanë kategorizuar si “minimumi që mund të bëhej”.
Mbretëresha është shprehur e pikëlluar të martën nga përvojat sfiduese të princit Harry dhe bashkëshortes së tij, ndërkaq është zotuar t’i adresojë privatisht zbulimet e tyre lidhur me vlerësimet raciste rreth të birit të tyre.
Meghan, gjatë intervistës së të dielës për Oprah Winfreyin, ka akuzuar familjen mbretërore të Britanisë së Madhe se ka ngritur shqetësime lidhur me ngjyrën e errët të lëkurës që do të mund ta kishte i biri i tyre, Archie, si dhe për anashkalimin e lutjeve të saj për ndihmë në kohën kur po e shqyrtonte mundësinë e vetëvrasjes.
Intervista televizive e Meghanit dhe Harryt që “zbardhi gjithçka” ka përfshirë monarkinë në krizën më të thellë që prej vdekjes së nënës së Harryt, princeshës Diana, në vitin 1997, kur familja, e udhëhequr nga mbretëresha Elizabeth, ishte kritikuar gjithmbarshëm për reagim tepër të vonuar lidhur me ngjarjen.
-
Michelle Obama nuk është befasuar nga deklaratat për racizëm në familjen mbretërore
-
Princi William i kundërpërgjigjet Meghanit, thotë se Familja Mbretërore nuk është raciste
-
Pallati thyen heshtjen, mbretëresha e pikëlluar nga përjetimet e Harryt dhe Meghanit
-
Takime urgjente në familjen mbretërore pas intervistës së çiftit Harry dhe Meghan
-
Princi Harry dhe Meghan Markle të përkushtuar kundër bullizmit online