Një nga shoqet e ngushta të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, Lady Anne Glenconner, ka kritikuar gruan e nipit të mbretëreshës, aktoren Meghan Markle.
Derisa po fliste në podcastin “Rosebud With Gyles Brandreth”, ajo ka thënë se Meghan po mendonte se në familjen mbretërore gjithçka kishte të bënte vetëm me glamur e luks dhe se ajo do të endej ngado me karrocë të artë.
"Mendoj se Meghan nuk e kishte idenë se çfarë pritej prej saj në të vërtetë”, ka thënë Glencconer.
Ajo gjatë këtij podcasti ka theksuar se Meghan nuk po e dinte se jeta në familjen mbretërore ndonjëherë mund të ishte tejet e mërzitshme.
Glencenner ka thënë se pjesën më të madhe të ditëve të tyre, anëtarët e familjes mbretërore, i kalojnë duke takuar qindra mijëra njerëz, të cilët nuk do t'i takojnë më kurrë dhe se gjatë këtyre takimeve ata janë të detyruar të buzëqeshin.
“Mendoj se është e trishtueshme, e gjithashtu mendoj se është e trishtueshme edhe për Harryn”, tha Glencconer derisa po fliste për Meghanit.
Edhe
Meghan Markle drejt një roli të ri në Netflix
Meghan dhe princi Harry ishin intervistuar më parë nga e famshmja Oprah Winfrey, ku patën akuzuar familjen mbretërore se ishin treguar racist ndaj Meghanit.
Për këtë deklaratë ata morën shumë kritika nga publiku e fansat.
Harry gjithashtu u kritikua për qasjen e tij ndaj familjes në librin e tij memoar “Spare”. Ai u akuzua se kishte treguar sekrete të familjes mbretërore në këtë libër.