Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre të paktën pjesërisht sepse ai nuk është vaksinuar kundër COVID-19.
DJ Ferguson, 31 vjeç, ka nevojë të madhe për një zemër të re, por spitali në Boston e hoqi nga lista, ka thënë babai i tij.
Ai shtoi se vaksina kundër Covid bie ndesh me "parimet bazë të djalit të tij, ai nuk beson në të".
Spitali tha se po ndiqte politikën.
Brigham and Women's Hospital i tha BBC-së në një deklaratë: "Duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient që merr një organ të transplantuar të ketë shanset më të mëdha për të mbijetuar".
Një zëdhënës tha se spitali kërkon "vaksinën anti-COVID dhe sjelljet e stilit të jetesës për pacientët për transplantim për të krijuar shansin më të mirë për një operacion të suksesshëm dhe për të optimizuar mbijetesën e pacientit pas transplantimit, duke pasur parasysh se sistemi i tyre imunitar është i shtypur në mënyrë drastike".
-
Burri i pavaksinuar në SHBA hiqet nga lista për transplant të zemrës
-
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
-
Njerëzit tërhiqen nga dhurimi i organeve pas raportimit të burrit që gabimisht e shpallën të vdekur
-
Të pavaksinuarit për COVID-19, më të rrezikuarit nga problemet me zemër
-
Ushtarët amerikanë rrezikojnë të lirohen nga detyra sepse refuzojnë vaksinën anti-COVID