Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se sanksionet kundër Rusisë të vendosura nga Bashkimi Evropian duhet të hiqen, shkruan gazeta pro-qeveritare Magyar Nemzet.
Orban, zakonisht një kritik i ashpër i sanksioneve të BE-së kundër Moskës, paraqiti qëndrimin e tij në një takim të mbyllur me anëtarët e partisë së tij të enjten.
Gazeta hungareze citoi deklaratën e Orbanit në të cilën ai theksoi se sanksionet e BE-së rritën çmimet e gazit dhe inflacionin, dhe nëse këto masa do të hiqen, çmimet e gazit do të bien menjëherë me 50 për qind, dhe inflacioni gjithashtu do të kontrollohej.
“Pa sanksione, Evropa mund të rifitojë fuqinë e saj dhe mund të shmangë recesionin kërcënues”, ka thënë Orban, duke përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se sanksionet dëmtojnë Evropën më shumë se Rusinë.
Në faqen e tij në Facebook, Orbani deklaroi nga takimi i partisë: “Sanksionet e Brukselit e kanë shtyrë Evropën në një krizë energjetike”.
-
Orban: BE-ja të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
-
Shtrenjtimi i naftës - Orbani i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet ndaj energjisë ruse
-
Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja amerikane ndaj naftës ruse
-
Orban: Heqja dorë nga energjia ruse do e rrëzonte ekonominë hungareze
-
Orban kërkon që Ukraina ta rilejojë transitin e gazit rus për në shtetet e BE-së