Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Orbani kërkon ndryshimin e Bashkimit Evropian

Viktor Orban

Orban tha se kompanitë amerikane një të katërtën e shumës që paguajnë shtetet evropiane për gazin dhe rrymën, një disavantazh që nuk mund të tejkalohet me mënyra të tjera

Foto: Associated Press

Kryeministri hungarez, Viktor Orban shpalosi planet e tij për presidencën gjashtëmujore të Hungarisë me Bashkimin Evropian, gjatë një konference shtypi në qytetin francez të Strasburgut të martën.

Orban ka thënë se Bashkimi Evropian "po humbet vazhdimisht konkurrencën e tij globale" mes kërcënimeve të "emigrimit dhe luftës".

Sipas tij, problemet e BE-së mund të kapërcehen vetëm me ndryshimin e tij.

"Ne mund t'i kapërcejmë këto probleme vetëm nëse ndryshojmë”, është shprehur Orban.

Kryeministri hungarez, i cili është një kundërshtar i fortë i migracionit, ka thënë gjithashtu se "emigrimi i paligjshëm në Evropë ka çuar në forcimin e antisemitizmit, një rritje të dhunës ndaj grave dhe një rritje të homofobisë".

Orban do t'i drejtohet Parlamentit Evropian të mërkurën gjatë presidencës gjashtëmujore të radhës të bllokut të Hungarisë.

Edhe Orbani bën fushatë zgjedhore me mesazhe anti-Ukrainë Botë Orbani bën fushatë zgjedhore me mesazhe anti-Ukrainë

Qeveria e tij ka qenë prej kohësh në mosmarrëveshje me BE-në për atë që ajo e sheh si kufizim të të drejtave demokratike dhe është vënë gjithnjë e më shumë në kritika për marrëdhëniet e tij të ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina.

Shumë ligjvënës kanë kërkuar që qeverisë së tij t'i hiqen fondet e BE-së për shkak të asaj që ata e shohin si shkelje të sundimit të ligjit dhe korrupsionit.

Dy vjet më parë, parlamenti deklaroi se Hungaria nën Orbanin ishte bërë "një regjim hibrid i autokracisë zgjedhore", duke e nxjerrë atë nga komuniteti i demokracive.