Rreziku nga përhapja e koronavirusit, nuk është i vetmi rrezik që paraqesin zgjedhjet e planifikuara parlamentare në Serbi, sipas kundërshtarëve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë nisi fitoret në vitin 2012, kur Partia e tij Përparimtare (SNS) u bë partner kryesor në koalicionin qeverisës të asaj kohe. Titulli i tij zyrtar ishte kryeministër i shtetit, por që nga fillimi u bë e qartë që Vuçiqi nuk do të ndalej me kaq, shkruan BBC.
Por pavarësisht suksesit të tij, e kaluara e Vuçiqit do të thotë se një numër i dukshëm i serbëve nuk do ta pranojnë asnjëherë si udhëheqësin e tyre. Vuçiq shërbeu si Ministër i Informimit në regjimin e Slobodan Miloseviqit, presidenti i cili shkaktoi shembjen e dhunshme të Jugosllavisë në vitet e 90-ta. Kërkim faljet e Vuçiqit dhe kinse kthimi ndaj një politike pro Evropiane, nuk i mjaftoi kritikëve të tij.
Fitorja e partisë së tij SNS në vitin 2014 ia mundësoi që të bëhet kryeministër. Pas tre vjetëve ai u bë president, duke e caktuar Ana Brnabiqin si kryeministre, por sidoqoftë duke mbajtur shtrëngim të plotë mbi fuqitë ekzekutive të shtetit, transmeton KOHA.
Partitë opozitare thonë se grushti i Vuçiqit ka filluar të ngulfat demokracinë e re të Serbisë. Shumica prej tyre janë duke e bojkotuar votimin e së dielës sepse thonë që kushtet për një votim të drejtë dhe të lirë, nuk ekzistojnë.
Dragan Djilas, ish kryetar i Beogradit, i cili tani e udhëheqë Partinë për Drejtësi dhe Liri (SSP), e ka quajtur votimin si “votim mashtrimi”, duke thënë se SNS-ja e Vuçiqit i dominon mediat, dhe votuesit “as që mund të dëgjojnë për diçka tjetër”.
Një aktivist tjetër opozitar, Dobrica Veselinoviq nga Don’t let Belgrade Down, tha për BBN-në që vendimi i lëvizjes së tij për të bojkotuar zgjedhjet erdh për shkak “kushteve të pa drejta votimi”.
Edhe
Vuçiqi paralajmëron dorëheqje nga kryesimi i partisë
Ai tha që “çdo përpjekje për të pasur një dialog të hapur me qeverinë, dështon. Institucionet nuk dëshirojnë të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve”.
Presidenti Vuçiq nuk është kandidat për vota te dielën, por titulli i kandidatit të SNS, që titullon “Aleksandar Vuçiq – Për Fëmijët Tanë”, tregon statusin e tij të paprekur në këtë parti.
Janë mbajtur gjithashtu shumë protesta ne kryeqytet për të bojkotuar zgjedhjet, protesta të cilat nuk po shfaqen nëpër mediat serbe.
-
Zyrtarisht Vuçiq kandidon për president të Serbisë
-
Vuçiq pritet t’i fitojë zgjedhjet në Serbi, shumë qytetarë s’votuan shkaku i pandemisë
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Ndërhyrja e Vuçiqit dhe joshjet financiare me ndikim në votën e serbëve në Kosovë