Një operacion i madh policor po zhvillohet në Gjermani për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur që vranë dy persona një ditë më parë, njoftoi policia.
Trupat e pajetë të dy personave u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, qytezë në veri të Frankfurtit të shtunën pasdite, tha policia gjermane.
“Një forcë e madhe policore është dislokuar”, ku përfshihen edhe policë të pauniformuar, degë të forcave speciale, të cilët po mbështeten nga helikopterë, për gjetjen e sulmuesit apo sulmuesve.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka rrezik për banorët apo për persona të tjerë”, tha policia gjermane.
Sipas autoriteteve, ende nuk dihen “rrethanat apo motivi” i autorëve të vrasjeve, teksa prokurorët dhe policët kanë nisur hetimet.
Bad Nauheim gjendet 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 33.000 banorësh. Qyteti njihet në mbarë botën pasi aty Elvis Presley kishte kryer shërbimin ushtarak nga viti 1958 deri më 1960 dhe ku këngëtari ishte njohur me gruan e tij, Priscilla Presley./REL
-
Një i vdekur pasi një veturë futet mes turmës në “Berlin Pride”, vritet i dyshuari
-
Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani
-
Qindra policë gjermanë bastisin grupe kriminale të të rinjve neonazistë në 12 shtete
-
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig
-
Dy të vdekur në Leipzig, pasi një person u përplas me veturë në turmën e njerëzve