Në Oktoberfest që mbahet në Munich, këtë vit, u arrit një rekord - 7.2 milionë vizitorë. Pas vitit 1984 dhe 1985, kjo është vetëm hera e tretë në histori që festivali më i madh i birrës në botë është vizituar nga më shumë se shtatë milionë njerëz.
7.2 milionë vizitorë do të thotë se Oktoberfest 2023 ka tejkaluar rekordin pothuajse 40-vjeçar, njoftoi menaxhmenti i festivalit.
Pas vitit 1984 (7 milionë) dhe vitit 1985 (7.1 milionë), më shumë se shtatë milionë njerëz vizituan Oktoberfestin këtë vit për të tretën herë.
Megjithatë, për shkak të festës kombëtare, Ditës së Bashkimit Gjerman, e cila festohet më 3 tetor, Oktoberfesti zgjati 18 ditë këtë vit - dy ditë më shumë se zakonisht.
Artikuj të ngjashëm
- “Oktoberfest”: Pse (duhet) të festosh edhe kur botën e përfshin zjarri?
- Mbyllet “Oktoberfesti”
-
Oktoberfesti në prag të hapjes, pjesëmarrësit në radhë që në orët e hershme të mëngjesit
- Dy goditje në një fuçi - dhe nisi festa më e madhe në botë
-
Veshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest”