Festivali i birrës, “Oktoberfest”, është mbyllur përkohësisht të mërkurën paradite shkaku i të shtënave në një zonë rezidenciale në lagjen “Lerchenau” në pjesën veriore të Munchenit.
Megjithëse sulmi nuk besohet se ka lidhje me festivalin, Policia ka thënë se hapja e “Oktoberfestit” do të shtyhet për disa orë derisa të qartësohet situata.
Gjatë të shtënave dhe shpërthimeve, një person ka mbetur i vdekur, që dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe një tjetër është plagosur.
“Oktoberfesti” ka nisur më 20 shtator dhe zgjat deri më 5 tetor.
Të shtëna e shpërthime të fuqishme në Munchen, një i vdekur
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave dhe shpërthimeve të fuqishme...
Artikuj të ngjashëm
- Të shtëna e shpërthime të fuqishme në Munchen, një i vdekur
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
-
Një i vdekur pasi një veturë futet mes turmës në “Berlin Pride”, vritet i dyshuari
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani