Kombet e Bashkuara kanë publikuar një raport për urinë në botë. Sipas raportit, rreth 815 milionë njerëz në të gjithë botën gjatë vitit 2016 nuk patën ushqim të mjaftueshëm, pra 38 milionë më tepër se një vit më parë.
Raporti tregon se uria në shkallë botërore është në ngritje, pas më tepër se një dekade në rënie të vazhdueshme, raporton VOA.
Raporti është produkt i përbashkët i 5 agjencive kryesore të OKB-së dhe ai paralajmëron se kequshqyerja po kërcënon shëndetin e miliona njerëzve në mbarë botën.
Sipas raportit, 155 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare kanë pësuar deformime të trupit dhe të trurit për shkak të kequshqyerjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Lufta ndaj Iranit do të çojë 45 milionë njerëz në uri akute deri në qershor, thotë OKB-ja
-
Nëse s’merren masa drastike, 220 milionë fëmijë mund të jenë obezë deri në vitin 2040
-
Numri i fëmijëve obezë tejkalon numrin e fëmijëve që vuajnë nga uria
-
Guterres pas raportit të IPC-së: Uria në Gazë është dështim i vetë njerëzimit
-
OKB: Një në pesë fëmijë në Gazë janë të kequshqyer