Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Në Raqqa gjatë qershorit janë vrarë 173 civilë

Komisari i lartë për të drejtat e njeriut të OKB-së, Zeid Ra'ad Al Hussein njoftoi sot se gjatë këtij muaji të paktën 173 civilë janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore kundër Shtetit Islam në qytetin Raqqa, dhe deri 100 mijë civilë janë zënë peng në këtë qytet sirian.

Agjencitë botërore transmetojnë se Al Hussein ka bërë të ditur këto të dhëna në momentin derisa luftëtarët, të cilët mbështesin SHBA, po luftojnë për marrjen e Raqqa nga duart e Shtetit Islam.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo