Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë vrarë të paktën 42 civilë në qytetin sirian Raqqa gjatë 24 orëve të fundit, thonë aktivistët dhe mediat shtetërore, transmeton oranews.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se të vdekurit përfshinin 19 fëmijë dhe 12 gra. Ndërsa grupi i aktivistëve, i quajtur “Raqqa është duke u therur në heshtje”, raporton se 32 persona janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në një lagje të vetme.
Sulmi ajror me bombë ka ardhur pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte targetuar lagjet e kontrolluara nga ISIS.
Ndaj akuzave të bëra nga aktivistët dhe mediat shtetërore ndaj SHBA, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se të gjitha akuzat për viktima civile po merren seriozisht.
“Forcat e koalicionit punojnë me zell dhe me qëllim që të jenë të saktë në sulmet ajrore,”-është shprehur një zëdhënës i CENTCOM për The Independent. “Forcat e koalicionit respektojnë ligjin e konfliktit të armatosur dhe marrin të gjitha masat paraprake gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të sulmeve ajrore për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të civilëve”.
-
Qindra civilë të vdekur në javët e fundit në Siri nga sulmet e regjimit
-
Koalicioni kundër Shtetit Islamik “vrau mbi 1,300 civilë”
-
Amnesty International: Forcat e koalicionit vranë në Raka të Sirisë 1.600 vetë
-
Së paku 54 persona të vrarë në një sulm ajror në Siri
-
Sulmet ajrore në Siri vrasin së paku 28 civilë