Plani i Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës do të shënonte përshkallëzim të rrezikshëm në luftën në Ukrainë, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shkroi Al Jazeera të enjten.
Sipas tij, vendimi për aneksimin e tokës ukrainase meriton të dënohet.
“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet”, ka thënë Guterres, para gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, të enjten.
Ai shtoi se referendumet ruse në Ukrainë nuk mund të quhen shprehje e mirëfilltë e vullnetit popullor.
“Dua të nënvizoj se të ashtuquajturat referendume u zhvilluan gjatë konfliktit aktiv të armatosur në zonat nën pushtimin rus dhe jashtë kuadrit ligjor dhe kushtetues të Ukrainës. Ato nuk mund të quhen shprehje e mirëfilltë e vullnetit popullor”, ka thënë Guterres.
Më shumë se shtatë muaj që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është gati të aneksojë katër rajonet ukrainase pas mbajtjes së referendumeve atje.
Edhe
Rusia dëshiron që votimi i OKB-së për aneksimin e territoreve të Ukrainës të jetë i fshehtë
Këto referendume u kritikuan nga qeveria në Kiev dhe aleatët e saj perëndimorë si të paligjshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë traktatet e aneksimit të premten.
-
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Luftimet në Ukrainë duhet të ndalen
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
Zgjedhjet presidenciale ruse, Ukraina: Do t’i shpallim të pavlefshme në zonat e okupuara
-
Lavrov në OKB: Bota është në prag më të rrezikshëm sesa gjatë Luftës së Ftohtë