Kombet e Bashkuara thonë se humbja e jetëve në Gazë duke kërkuar ndihmë është "e papranueshme".
"Jemi dëshmitarë të humbjeve të paimagjinueshme të jetëve në Gaza”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq.
“Është e papranueshme”, ka shtuar ai.
Komentet e Dujarriqit vijnë ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë dhe dëshmitarët thonë se forcat izraelite qëlluan mbi njerëzit ndërsa ata po shkonin drejt një vendi të shpërndarjes së ndihmave të martën, duke vrarë të paktën 27 persona.
Sulmi i së martës shënon të shtënat e treta të tilla brenda tri ditësh.
"Palestinezët kanë të drejtën themelore për ushqim të mjaftueshëm dhe për të qenë të lirë nga uria.
Edhe
Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të bëjë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës”, ka thënë Dujarriq.
Ushtria izraelite ka thënë se ka qëlluar "pranë disa të dyshuarve individualë" të cilët u larguan nga rruga e caktuar, iu afruan forcave të saj dhe injoruan të shtënat paralajmëruese.
"OKB-së duhet t'i lejohet të punojë në siguri dhe në mbrojtje në kushte të respektimit të plotë të parimeve humanitare”, ka thënë Dujarriq.
-
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për uri masive në Gazë
-
Shefi i Fondacionit Humanitar të Gazës mbron operacionin pas vrasjes së qindra palestinezëve
-
Të paktën 17 palestinezë të vrarë afër pikës së ndihmave në Gazë
-
Katër të vdekur në Gazë pasi palestinezët hynë më forcë në magazinën ushqimore të OKB-së