Në një veprim të rrallë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.
Takimi, i planifikuar për të hënën, do t'u japë fjalën të 193 anëtarëve për të dhënë pikëpamjet e tyre mbi sulmin.
Rusia votoi kundër takimit, por sipas një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj këtij vendimi.
Rezoluta, e quajtur “Bashkimi për Paqe”, u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.
-
SHBA-ja abstenon në rezolutën e OKB-së për armëpushim në Ukrainë
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret seancë të jashtëzakonshme
-
OKB-ja miraton rezolutën që riafirmon mbështetjen për Ukrainën
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për armëpushim urgjent në Gaza
-
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë takim urgjent për situatën në Gaza